Kryemadhi: Besa Shahini nuk mund të largohet pa na treguar se çfarë bëri Turi

Prej ditësh, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, së bashku mekryetaren e LRI, Floida Kërpaçi kanë zhvilluar takime me të rinj të Tiranës dhegjithë Shqipërisë për të dëgjuar problematikat e tyre por dhe për të shpjeguarprogramin e LSI.

Në fokus të takimeve të Kryemadhit është rinia dhe veçanërishtçështjet e arsimit.

Duke u nisur nga deklaratat e ministres së arsimit BesaShahini që ka njoftuar largimin por pa specifikuar kur, Kryemadhi thotë se BesaShahini nuk duhet lejuar të largohet nga detyra pa dhënë më parë llogari përato, që sipas saj Besa Shahini ka bërë në dëm të arsimit.

Monika Kryemadhi: Ne besojmëte të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë arritëm gjithmonë për të fituarbeteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janëfëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për njëfamilje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijëtbëjnë çdo gjë. Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazëntonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tekangazhimi i të rinjve për t’u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes.Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janëende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë qëministrja thotë që “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më nëShqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më epakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin tëtjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!

Ndërkohë kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, FloidaKerpaçi tha se LSI ka një program të qartë për të garantuar që rinia të mos ikënga vendi duke mundësuar vende pune të sigurta dhe të mirëpaguara që vlerësojnëaq sa duhet mundin dhe djersën e të rinjve.