"As në Rusi nuk ka ndodhur", Mediu: Ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës, turp dhe banal
Opozita ende nuk e ka një formulë se si do të garojënë zgjedhjet e 25 prillit nëqoftëse, Partia socialiste do t'i qëndrojë deri nëfund rrugës për heqjen e kolicioneve. Por për Kryetarin e Partisë Republikane,Fatmir Mediu, krah mekanizmave për maksimalizimin e votës, opozita duhet tëdalë me një program të përbashkët që rikthen shpresën tek qytertarët. Ai akuzoi kryemisnitrin se po bën gjithcka tëshkatërroi procesin zgjedhor.
Ndryshimet enjënashme kushtetuese, për listat dhe koalicionet parazgjedhore, kryetari iPartisë Republikane Fatmir Mediu, i cilëson të turpshme dhe injorante, të cilattha ai nuk kanë ndodhur as në Rusi.
Por përballëvendimit të Partisë Socialiste për t'i pamundësuar opozitës garimin nëkoalicion, ai i kërkoi Partisë Demokratike si forcë qëudhëheq opozitën të dalë nga debatet teknike dhe të angazhohet në një debat tëgjerë me qytetarët për t'i garantuar ata se do ketë ndryshim, e jo thjeshtrrotacion politik.
Mediu: Duke dalë jashtë kuadrit të diskutimeveteknike, pra me qytetarët për të krijuar një bindje dhe një besim që jo vetëmkjo qeverisje është e keqe por gjërat mund të ndryshojnë edhe për mirë, dhe mefaktorin ndërkombëtar për të ndërtuar partneritet për atë çka do të vijë nesërpor sidomos për të frenuar këtë rrëshkitje tërësisht dhe qorrollepsje jashtëçdo lloj interesi të qytetarëve shqiptarë.
Opozita endenuk e ka një formulë konkrete se si do të paraqitet para qytetarëve, nëqoftësehiqen koalicionet, por për Mediun, më e rëndësishme se kjo është një platformë eqartë bashkëpunimi ku vlerësohen konkretisht kontributet dhe ku shmangen pazaret.
Mediu: Duke vlerësuarkontributet dhe peshën e gjithësecilit subjekt politik apo individë të vlefshëmqë i jep vlerë shtesë kësaj marrëdhënie politike në shërbim të interesave të këtijvendi.
Për kryetarine republikanëve, e djathta duhet te kapitalizojë të gjithë historikun e sajpozitv.
Mediu: E djathta shqiptare ka një histori politikenë këto 30 vjet shumë herë më të suksesshme se a majta, në hapjen e Shqipërisëdrejt proceseve demokratike, në afrimin me komunitetin ndërkombëtar, me anëtarësimine Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave.
Mediu tha seduhet të vendoset një dialog me ndërkombëtarët për rrezikun që i kanosetdemorkacisë, pasi siç tha ai, Rama nuk do te heqë dorë nga shkatërrimi iprocesit zgjedhor.
Këtë sipas tij,kryemisnitri e ka nisur me manipulim të listave zgjedhore, përdorimin e aseteveshtetërore, tentativën për të blerë fakorët opozitar dhe bashkëpunimin mekrimin.