Shahini, Kryemadhit: 12 mijë maturantë e kanë dhënë të saktë përgjigjen për Turin

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka reaguar ndaj deklatarës së kryetaressë LSI Monika Kryemadhi, e cila tha se ajo nuk mund të largohet nga detyra, patreguar se çfarë bëri personazhi i famshëm Turi, që u kritikua nga maturantëtsipyetje e pavend në provimin e Letërsisë.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini shkruan se rreth 12 maturantë e kanë dhëntë të saktë përgjigjen.

Postimi i Shahinit në Facebook

Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.

Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim.

Lexo edhe: Kryemadhi: Besa Shahini nuk mund të largohet pa na treguar se çfarë bëri Turi