I pandehur nga SPAK, ja gjyqtarja që do të vendosë për fatin e Luan Dacit
Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme për seancënparaprake për gjytarin e KPA, Luan Daci.
Me short dosja i ka rënë gjyqtares IlirjanaOlldashi, e cila do të vendosë për fatin e Dacit i cili akuzohet nga SPAK përfalsifikim të dokumentave pasi në vitin 1997 ai është shkarkuar për paaftësi nëpunë nga KLD e kohës.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme pretendon se gjyqtariDaci nuk e ka deklaruar largimin nga detyra gjatë marrjes në pyetje nëKomisionin Parlamentar AD HOK, në vitin 2017.
Në korrik të këtij viti Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi pezullimin ngadetyra të gjyqtarit Luan Daci, deri në momentin kur do të ketë një vendimgjyqësor ndaj tij.
Gjithashtu, KPA-ja i kërkoi SPAK-ut dhe Gjykatave të vijojnë me njëproces të shpejtë dhe në përputhje me parashikimet e ligjit.