PD tek familja në Shijak: Pa lekë e pa shtëpi

Partia Demokratike kavijuar të qëndrojë pranë familjeve që kanë humbur banesat për shkak të tërmetittë 26 nëntorit 2019 dhe vijojnë të jenë ende pa asnjë zgjidhje, ndërkohë qëdimri po afron.

Edhe pse banesa edëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 ngakomisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, u njoh me shqetësimin e kryefamiljarit të cilit, edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e tërmetit t’i bënte me shpenzimet e tij, përsëri nuk i japin dëmshpërblimin që i takon.

Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

Shpëtim Dollaku: Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur.

S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët.

Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!