Braktis klandestinët në mjet dhe tenton të arratiset ngan policia, kapet 37-vjeçari në Pogradec
Vazhdon trafiku i klandestinëve në Korçë. 37-vjeçari, Dhushan Miça, banues në Shijak, u kap sot në flagrancë nga policia duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, ndërsa nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
Policia procedoi penalisht edhe një shtetastjetër, si bashkëpunëtor i tij.
"Forcate policisë, kanë konstatuar në hyrje të qytetit të Pogradecit, një mjet tip“Opel Zafira”, me drejtues 37-vjeçarin, të cilit i kanë bërë me shenjë tëndalonte pasi kishte dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.Shtetasi i mësipërm, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi, nuk iu bindurdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësiduke braktisur mjetin me 2 emigrantë të paligjshëm në afërsi të fshatitVërdovë, Pogradec dhe më pas është ndjekur, kapur dhe prangosur" njoftoipolicia.
Në vijim të veprimeve hetimore, filloiprocedimi penal edhe ndaj shtetasit G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, i dyshuarsi i implikuar në këtë ngjarje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluanProkurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim tëpaligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit tëpunonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrëtë parregullt”.