Asnjë viktimë nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë, 97 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2020, 15:24
Autoritetet shëndetësore në Kosovë nuk kanë regjistruar asnjë viktimë me koronavirus në 24 orët e fundit.
Nga testimi i 481 mostrave, 97 pacientë kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shëruar edhe 139 pacientë.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,301.
Prej tyre, gjithsej 568 pacientë kanë humbur jetën dhe 10,782 janë shëruar.
Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 2,951 raste.