Dialogu me Serbinë dhe vizat, Hoti raporton para eurodeputetëve të enjten
Eurodeputetët do të shkëmbejnë pikëpamje me Avdullah Hoti mbiaxhendën e reformave të Kosovës, pandeminë COVID-19, dialogun e lehtësuar ngaBE dhe perspektivat për liberalizimin e vizave, të enjten.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do t'udrejtohet eurodeputetëve në Komisionin e Punëve të Jashtme të enjten për tëdiskutuar axhendën e reformave të qeverisë së tij dhe situatën politike në venddhe Ballkanin Perëndimor.
Eurodeputetët gjithashtu do të jenë tëinteresuar të dëgjojnë nga Kryeministri analizën e tij të takimit të fundit tësë premtes në Uashington mbi normalizimin e lidhjeve ekonomike midis Serbisëdhe Kosovës si dhe zhvillimet e fundit në negociatat e tyre të lehtësuara ngaPërfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special për DialogunBeograd-Prishtinë Miroslav Lajčák.
Debati do të prekë gjithashtu vendimin evonuar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pandeminë COVID-19 dhepasojat e saj për vendin dhe rajonin.
Sfondi
Kosova deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia në2008, por Serbia refuzon të njohë territorin e saj të mëparshëm. Kosovaështë njohur nga 22 shtete anëtare të BE-së, me përjashtim të Qipros, Greqisë,Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovësdhe Serbisë është një nga përparësitë e politikës së jashtme të BE-së dheParlamenti Evropian është i angazhuar në mënyrë aktive, duke ndjekur dhembështetur proceset demokratike në rajon.