Maqedonia e Veriut feston 29-vjetorin e pavarësisë, Zaev: Udhërrëfyes kishim NATO-n e BE-në
29 vite më parëMaqedonia vendosi pavarësinë nga federata jugosllave. Pas të kaluarës sëtrazuar gati tridhjetëvjeçare, kryeministri Zoran Zaev është optimist se ai dopërmbushë edhe ëndrrën e shumë brezave, afrimin së shpejti me BashkiminEuropian.
Maqedonia e Veriut ka kremtuar 29-vjetorin si shtet ipavarur dhe sovran i shpallur me referendumin popullor të vitit 1991.
Festimet e përvjetorit u mbajtën të martën në Shkup nënprotokollet anti-covid, me një numër të kufizuar pjesëmarrësish dhe me distancae masa të tjera parandaluese.
Eventi qendror u organizua në parkun e selisë qeveritare menjë fjalim nga shefi i kabinetit, Zoran Zaev, ndërsa presidenti StevoPendarovski, iu drejtua qytetarëve me një mesazh virtual.
Dy zyrtarët e lartë e quajtën 2020-ën vit suksesi, kur uzgjidhën mosmarrëveshjet me Greqinë, u realizua anëtarësimi në NATO dhe sëshpejti pritet edhe fillimi formal i negociatave me BE-në.
"8 shtatori 1991, do të mbahet mend si dita kur ubashkuam që të përmbyllim shtetësinë tonë. Udhërrëfyes të rëndësishëmstrategjikë atëkohë kishim NATO-n dhe Bashkimin Europian, dhe atë rrugë tështetit civil, të atdheut të lirë të çdo qytetari dhe komuniteti etnik, tëardhmërisë europiane, ne do e vazhdojmë."
"Nëse ekziston konsensus nacional për këtë me fjalë,tani është i nevojshëm edhe konsensusi real midis pushtetit dhe opozitës. Dukefilluar vitin e tridhjetë të pavarësisë sonë, pres, nga ju, qytetarët, tëmbeteni të zëshëm dhe të kërkoni vazhdimisht përgjegjësi nga nepolitikanët."
Paraprakisht, në suazën e shënimit të festës, kryeministriZaev me delegacionin qeveritar vendosi lule në varrezat e ish-presidentëve të90-ës, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, ndërsa një bateri topash hapizjarrin ceremonial nga barakat ushtarake të kryeqytetit.
Më 8 shtator të 29 viteve më parë, 95 për qind e popullitmaqedonas votoi për shkëputjen nga federata e dobët jugosllave dhe afro njëmuaj më vonë, edhe Kushtetutën e vendit.
Pas tri dekadave përballje me vështirësi ekonomike, meembargon greke, me krizën e refugjatëve nga Kosova dhe me konfliktin ndëretniktë vitit 2001, perspektiva euroatlantike e Maqedonisë u afirmua këtë vit mefirmosjen e Marrëveshjes së Prespës me Athinën.
Qeveria shqiptaro-maqedonase në Shkup synon të hedhë hapa konkretë me bisedimet në Bruksel brenda vitit nëse zgjidhen ndasitë e fundit më fqinjin lindor, Bullgarinë.
