Video/ Policia përplas me dhunë në tokë 12-vjeçaren gjatë protestave kundër qeverisë

Hong Kongu është përfshirë sërish nga protestat e dhunshmeantiqeveritare.

Në një video të shpërndarë gjerësisht në internet, shikohet një 12-vjeçare e cila përplaset me dhunë në tokë nga forcat policore, pasi ngjalli dyshime se ishte me protestuesit.

Ajo po mundohej të arratisej kur disa policë e kapin me forcë, teksaturma e nervozuar bënin thirrje që ta lënë të lirë.

Vajza ishte duke blerë pajisje arti para se të ndiqej nga policia, u tha nëna e saj gazetarëve.