Mediat raportojnë rrëmbimin e opozitares bjelloruse, asnjë koment nga policia

Mediat në Bjellorusi kanë raportuar se disaburra të maskuar kanë rrëmbyer opozitaren bjelloruse, Maria Kolesnikova.

Një dëshmitar okluar ka folur për mediatbjelloruse se kishte parë burra të maskuar të cilët morën telefonin e zonjësKolesnikova dhe e futën atë në një minibus ditën e hënë në mëngjes.

Lajmi është bërë i ditur nga BBC ku  gjithashtu shkruhet se mjeti i paidentifikuarështë larguar në drejtim të paditur.

Policia në kryeqytetin, Minsk, ende nuk kareaguar mbi këtë ngjarje.  Prej kohësh,në Bjellorusi kanë shpërthyer protesta të dhunshme kundër presidentitLukashenko, i cili akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit.