Johnson, ultimatum BE: 15 tetori, afati i fundit për marrëveshjen e re tregtare e politike

Kryeministri britanik,Boris Johnson, synon të anashkalojë marrëveshjen e Brexit duke propozuar normaligjore të njëanshme që rrezikojnë kompromisin me palën europiane. Johnson kacaktuar 5 javë kohë për një marrëveshje të re me Brukselin.

Britania e Madhe ka lënë 15 tetorin si afatin përfundimtar përtë arritur një marrëveshje për tregtinë e lirë me Bashkimin Europian, ndrysheparalajmëron tërheqjen nga bisedimet.

Vendi u shkëput nga blloku më 31 janar por palët nuk kanë bërëprogres për paktin se si duhet të vijojnë relatat dypalëshe tregtare në mbarimtë periudhës tranzitore të divorcit në dhjetor.

Pa këtë marrëveshje, si Britania, edhe BE-ja do detyroheshintë aplikonin tarifa dhe kontrolle doganore ndaj njëri-tjetrit.

Bisedimet që vijojnë të martën kanë ngelur te kërkesa e përsëriture Brukselit për të pasur të drejta peshkimi në zonën ekskluzive detare tëBritanisë, dhe që bizneset angleze të ndjekin rregulloret e BE-së për të moskonkurruar në mënyrë agresive kompanitë simotra europiane.

Por kryeministri britanik, Boris Johnson, këmbëngul për njëautonomi të plotë të legjislacionit, rregulloreve dhe pasurive natyrore si çdovend i pavarur.

Sipas zyrës kryeministrore në Londër, pala britanike ështëgati ta quajë të mbyllur kapitullin e bisedimeve nëse homologët në Bruksel nuk tërhiqennga kërkesat e tyre brenda 15 tetorit, datë që përkon me fillimin e samititdyditor të 27 liderëve të BE-së.

Boris Johnson mendon se ndarja me unionin pa një marrëveshjedo i shkonte më për shtat Britanisë.

Mësohet se ky qëndrim i qeverisë do të paraprihet këtë javëme publikimin e një ligji që e çliron vendin nga një vendimmarrje e dakordësuarmë parë nën presion e cila e detyronte të kthente në fuqi pikat kufitare messhtetit të Irlandës dhe provincës angleze të Irlandës Veriore.

Brukseli ka kërkuar që marrëveshja me Londrën të arrihetbrenda nëntorit për t'i dhënë kohë ratifikimit të saj dhe europarlamentarëve qëta shprehin qëndrimin e tyre me votë.

Diplomatët europianë më herët kanë fajësuar palën britanikesi shkaktare të ngërçit aktual post-Brexit.