Në Britani rritet numri i të rinjve të prekur nga Covid, në SHBA përjashtohen 11 studentë për grumbullim
Ndërsa Shqipëriapritet të hapë dyert e shkollave në 14 shtator, për të vijuar më pas meUniversitetet në tetor, një lajm jo i mirë vjen nga Britania e Madhe ku ështërritur infektimi nga koronavirusi i të rinjve të moshës 17-21 vjeç.
Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar MattHancock u bëri thirrje të gjithëve që ta marrin seriozisht ruajtjen e distancimit social.
Duke folur për LBC, ai tha: "Mesazhi për të gjithëdëgjuesit tuaj më të rinj është se edhepse jeni në një rrezik më të ulët nga vdekja, përsëri mund të keni simptomaserioze".
Sekretari i shëndetësisë tha se numri rekord i rasteve tëraportuara të dielën ishte "shqetësues" dhe tha se kjo përforconpikën që njerëzit duhet të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror.
Ai këmbënguli se qeveria nuk e kishte humbur kontrollin epërgjigjes ndaj koronavirusit.
Ndërkohë në SHBA, Northeastern University që ndodhet në qytetin amerikan të Bostonit,njoftoi se ka përjashtuar 11 studentë përgrumbullimin në një dhomë hoteli dhe nuk do t'u kthejë tarifat e shkollimit.
Stafii universitetit i gjeti studentët e vitit të parë në një dhomë në hotelin Westintë qytetit, të cilin po e përdor si strehim të përkohshëm për rreth 800studentë.
Grupitiu është thënë ti nënshtrohen testit të koronavirusit dhe të largohen ngakampusi brenda 24 orëve.
Studentëtishin pjesë e një studimi jashtë vendit dhe do të lejohen përsëri në pranverëne ardhshme.
Ndërkohë,tha se ata do të kenë mundësinë të apelojnë dënimin e tyre.
Ky ështëndër dënimet më të rënda të parashikuara nga një kolegj amerikan për thyerjen erregullave për koronavirusin.
Disauniversitete në të gjithë vendin po raportojnë rritje në rasteve kur pritet tëfillojë viti akademik. Në të gjithë 1,500 institucionet, më shumë se26,000 infeksione me koronavirus dhe 64 vdekje janë raportuar që nga fillimi ipandemisë, sipas një studimi nga New York Times.