Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

Einfektuar nga koronavirusi ka rezultuar dhe Marina Berlusconi vajza më e madhee liderit të Forza Italia, i infektuar pak ditë më parë në Covid 19.

Tëinfektuar janë dhe dy fëmijët e tjerë të tij, Luigi e Barbara të cilët ishkryeministri italian i ka me ish gruan e tij të dytë.

Përtë katërtën ditë radhazi Silvio Berlusconi vazhdon të kurohet në spitalinSan Raffaello të Milanos nga një pneunomi në të dy krahët rrjedhë einfektimit nga virusi. 

Raportiditor i mjekut të tij personal Alberto Zangrillo thotë se lideri i ForzaItalias ka kaluar një natë të qetë dhe pse kuadri klinik mbetet delikat dukepasur parasysh moshën mbi 84-vjeçare e patologji të shkuara në shëndetin e Silvio Berluconit.

Rrethorës 16.00 të pasdites së sotme pritet një raport më i plotë mbi gjendjen shëndetësoretë ish kryeministrit italian.

Ndërsatre fëmijët e tij të infektuar nga Covid 19, Marina, Barbara e Luigi janëasimpotmatik e në gjendje të mirë shëndetësore