Rikthehet në Romë Festivali i Kinemasë Shqiptare "Albania si gira"
Në"Shtëpinë e Kinemasë" në një nga vilat më historike të Romës, VillaBorghese.
Përkatër ditë radhazi publiku italian e shqiptarët e Italisë do të mund tëndjekin një seleksionim të filmave më të mirë të kinemasë shqiptare që kanë sifill rrëfyes marrëdhëniet Itali-Shqipëri,
Edicioni2020 i këtij Fesivali ka zgjedhur si temë qendrore tranzicionit, një epokëhistorike e kulturore që ka karakterizuar jetën e dy vendeve, duke përzgjedhurveprat më të mira kinematografike të autorëve shqiptarë e të produksioneveitalo-shqiptare, që nga ato të hershme deri në prodhimet më të fundit.
Njërast unik për publikun e Romës është të gjej në këtë Festival, filmindokumentar të realizuar më 1953 ""Qeshim pasi nuk mundemi të qajmë.Pse këtshtu?", i regjizorit të parë shqiptar jo më në jetë, Viktor Stratobërda,asistencë regjizor i filmit Skënderbeu, i arrestuar e i dënuar nga diktaturakomuniste në fund të viteve '70, pas Konferencës së Tiranës.
Pjesë e këtij festivali do të jetë dhe filmi klasik me një sukses që nuk njeh epoka "Tomka e shokët e tij" i regjizores Xhanfize Keko, "Dashuria e fundit" e Gjergj Xhuvanit realizuar më 1995, "Tirana viti 0" i Ftamir Kocit, "Një jetë me ty" film i prodhimit 2020 i regjizorit Erion Kame, "Rruga e vjetër e regjizorit italian Damiamo Giacomelli, "Ndërkombëtarët" i Pluton Vasit, "Albania Cinema Paradiso" i Elton Gllavës etj.
Çdoditë e festivalit do të jetë një mundësi për të dialoguar me të ftuar italianëe shqiptarë mbi rrugëtimin e kinemasë gjatë periudhës së tranzicionit, dëshmihistorike sociale e kulturore mbi marrëdhëniet italo-shqiptare, identitetishqiptarë e italianë në kinematografi, kinemaja e së ardhmes etj.
Festivalii Kinemasë shqiptare do të mbahet nga data 8 deri më 11 shtator e ështëpromovuar nga Bashkia e Romës nën partneritetin e Ambasadës Shqiptare në Romë,në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Filmit Shqiptar, e Ministrisë Shqiptare tëkulturës, ky festival është ideuar nga Fabio Bego e nën drejtimin artistiktë tij e të Nensi Begos.