Habit Çekia, refuzon të luajë ndeshjen ndaj Skocisë për shkak të Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2020, 12:45
Kombëtarja e Republikës Çeke i ka habitur të gjithë, teksa pas fitores 3-1 ndaj Sllovakisë në transfertë, ka njoftuar se nuk do e luajë ndeshjen e radhës.
Në njoftimin e postuar nga Federata thuhet se shkak për këtë është bërë situata e krijuar nga Covid-19 dhe kombëtarja çeke nuk dëshiron të rrezikojë më shumë, megjithëse 2 lojtarët që rezultuan pozitivë me Covid-19 ditë më parë, janë karantinuar.
Shumë shpejt pritet të merret edhe një vendim përfundimtarnga instancat më të larta për ndeshjen, por Çekia thotë se nuk do e luajëçfarëdo që të ndodhë.