Do luante kundër Kosovës, futbollisti grek i Liverpul rezulton me Covid-19

Mbrojtësi grek Kostas Cimikas, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Futbollisti i Greqisë ishte bashkuar me kombëtaren e tij përndeshjet e Ligës së Kombeve, por jo çdo gjë ka shkuar siç duhet.

Në testet e kryera para ndeshjes me Kosovën e cila do tëzhvillohet ditën e nesërme (5 shtator) në “Fadil Vokrri”, është zbuluar seCimikas është me Covid-19.

Pikërisht për këtë arsye, lojtari i cili është pjesë e Liverpulit nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Greqia luan ndaj Kosovës, pasi do i duhet të qëndrojë më karantinë 14 ditë.

Kosova dhe Greqia ndodhen në grupin e 3 të Ligës C, ku dardanët kanë një pikë, ndërsa grekët 0 pikë.