Pika 9 e marrëveshjes: Kosova dhe Serbia ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G

Pika e 9-te e Marrëveshjes së nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, është edhe ndalimi i blerjes së pajisjeve 5G.

”Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë të pranishme, të dy palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur, thuhet ne nje nder pikat e marreveshjes.