Edhe BE mirëpret Kosovën dhe Serbinë për marrëveshje në Bruksel

Bashkimi Evropian thotë se e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën eardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse përnormalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me tëgjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe nëpërputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së ", ka thënë Peter Stano,zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në BashkiminEvropian, Josep Borrell.

Të premten, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjepër normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje moripjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shtetevetë Bashkuara, Donald Trump.

Kosova dhe Serbia kanë shprehur përkushtimin të normalizojnëraportet ekonomike, ka thënë Trump, raporton Reuters.

Trump tha se kjo është "një ditë shumë e rëndësishmedhe historike".

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhepresidenti Vuçiç do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjavedo të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16korrik.

Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuarpër të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.