Hoti: Kosova, shumë shpejt me Ambasadë në Jeruzalem
Kosova pritet të vendosë shumë shpejt marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në praninë e presidentit Donald Trump dhe janë zotuar që pa humbur kohë të vendosin marrëdhëniet diplomatike.
Hotitha se nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë gjëra të mira dhe këtë ekonsideroi si një lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën.
“Elementi i dytë qenësorështë njohja reciproke me shtetin e Izraelit. Sapo fola me Netanjahun nëprezentë të Trump, të cilin edhe e falënderova. U dakorduam që menjëherë tëvendosim marrëdhëniet diplomatike dhe nuk do të vonohemi. Sapo të kthehemi nëPrishtinë do të punojmë që sa më parë Kosova të ketë ambasadën në Izrael. Kyështë lajm i jashtëzakonshëm pas më shumë se tri viteve të një bllokade tënjohjeve të reja. Kjo mbështetje e SHBA-së është esenciale për anëtarësimin nëNATO dhe OKB”.
Hotitha se Kosova do ta vendosë Ambasadën në Jeruzalem.