Demhasaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të çojë drejt njohjes reciproke, humbje me liqenin e Ujmanit
Në një intervistë për Ora News, analisti Arton Demhasaj shpreh se Marrëveshjames Kosoves dhe Serbisë mund të konsiderohet një hap i parë drejt njohjes.
Ai tha se për të pika e dëmshme është ajo që lidhet me liqenin eUjmanit, pasi më shumë se 70% e tij ndodhet në territorin Kosovar.
Arton Demhasaj: Marrëveshjames Kosovës dhe Serbisë mund të konsiderohet një hap i parë drejt njohjes. Kjo marrëveshjaështë proklamuar se do ta ketë njohjen reciproke dhe ky është progresi. Po ashtupo vihen re elementë politikë, disa prej tyre të dëmshme, sikurse është pika përliqenin për Ujmanin. Ku liqen është më shumë se 70% në territorin e Kosovës dhenuk është diçka e duhur që të menaxhohen nga të dyja shtetet, sepse cenohetterritorialiteti.
Për Demhasajn, edhe çështje e pronave të manastireve ortodoksë është njëpikë e dëmshme për kosovën.
Arton Demhasaj: Poashtu, Kosova duhet të njohë manastiret ortodokse serbe, por manastiret nuk janëserbe, sepse kanë punuar edhe shqiptarë aty. Detyrohet që të respektohetvendimet e një gjykata kushtetuese që ia njeh vendimet Serbisë të viti 1993 dhe1997 që pronat e dhëna me këto marrëveshje të njihen. Mendoj se pika ku është lëshuarmë shumë është pjesa e liqenit të Ujmanit. Besoj se ka edhe lëshime te pronat eobjekteve fetare që quhen serbe.
Demhasaj theksoi se me anë të hekurudhës që lidh Prishtinën dhe Beogradin,Serbia do të dalë në Adriatik.
Arton Demhasaj: Kosovaka interpretuar në marrëveshje të tilla vetëm pjesën që i intereson. Sigurisht kapasur pjesë investuese si hekurudha që lidh Prishtinën dhe Beogradin, duke dalënë Adriatik dhe ndërtimi i autostradës që lidhet me Nishinit. Këto janëprojekte që do të investojë ShBA duke lidhur Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. PorKosova nuk ka shumë përfitime me hekurudhën, pasi më shumë përfitime do të ketëSerbia që do të dalë në Adriatik.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti