Zyrtare/ Zlatan Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin
Tashmë gjithçka është zyrtare, Zlatan Ibrahimoviçrinovoi kontratën me skuadrën e Milanit për 1 vit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi përmes njëpostimi në faqen e tyre zyrtare.
Suedezi do të jetë pjesë e kuqezinjve deri më 30 qershortë vitit 2021 dhe do të përfitojë një pagesë prej 7 milionë eurosh neto.
"ACMilan është i lumtur të njoftojë se Zlatan Ibrahimović ka rinovuar kontratën etij me Klubin deri më 30 qershor 2021. Kampioni suedez filloi udhëtimin e tijme klubin në 2010 kur bëri 85 paraqitje dhe shënoi 56 gola gjatë një periudheqë dha gjithashtu një Scudetto dhe një Supercoppa. Ibrahimović u kthye nëMilano në janar të këtij viti dhe kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme nëkthimin e AC Milan në Evropë, duke shënuar 11 gola në 20 ndeshje, duke arriturpikën e 100 paraqitjeve me kuqezinjtë. Sot, Zlatan Ibrahimović u bashkuapërsëri me shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin Stefano Pioli në QendrënSportive Milanello, ku ai mori pjesë në seancën e tij të parë stërvitore tësezonit" - shkruhej në njoftimin e klubit.