Superkupa e Shqipërisë, Teuta triumfon me shifrat 2-1

Teuta fitoi Superkupën e Shqipërisë me shifrat 2-1 nëElbasan Arena

Të besuarit e Edi Martinit kanë bindur me performancënnë 90 minuta lojë duke mos i lënë shumë hapësira kryeqytetasve.

Të dy golat për djemtë e detit mbajnë firmën etalentit 22 vjeçar Rubin Hebaj, një në minutën e 21' dhe një tjetër gol nëminutën e 33'.

Në minutën e 64' mesfushori Renato Arapi i Teutës undëshkua me karton të kuq, vetëm pak minuta pasi mori të verdhin.

Kjo duket se i dha shpresë Tiranës për të ndryshuarshifrat teksa në minutën e 78' bardheblutë dhanë sinjalin e parë ku shënoiJurgen Vrapi.

Por shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjesduke i dhënë trofeun durrsakëve.

Teuta vjen me formacionin e plotë ndërkohë që kryeqytetasveu mungon Hoxhallari dhe Kale, të dy të dëmtuar në takimin me Crvena Zvezdën.