Si vdes propaganda e rilindjes, Ina Zhupa: Shqiptarët nuk janë për tu tallur
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa denoncon propagandën e qeverisë përmes rrjeteve sociale.
I referohet rastit të një fotoje në profilin e facebook të kryeministrit si shembull për shpërndarjen e bonusit të bebeve. Por poshtë postimit të kryeministrit ka reaguar vetë gruaja në foto e cila shprehet se nuk kishte marrë shpërblim pasi autoritetet i kishin thënë se kishte kaluar afati.
"Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar. Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.
Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë. Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.
Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes.
Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t'u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë" shkruan Zhupa në një reagim po në facebook.
