Ju intereson toka? Banorët në Kombinat kundërshtojnë shembjen e pallatit

Pas tërmetit të 26 nëntorit ekspertët në Tiranë nisën vlerësimin për godinat ku ishin raportuar dëme. Pas ekspertizës disa prej këtyre godinave u vlerësuan si të pabanueshme ndërsa për disa të tjera u vlerësuan se mjaftonte rikonstruksioni për t’i sjellë në kushtet normale.

Pallati nr.7 në rrugën Llambi Bonata në bllokunfabrikat në Kombinat ishte një prej atyre që u klasifikua për rikonstruksion,por një muaj më parë njësia administrative ka lajmëruar banorët se pallati ityre do të shëmbet pasi ka rezultuar i pabanueshëm.

"Na erdhi komisioni i parë dhe na komunikoi që pallati ka probleme, ka nevojë për rikonstruksion, por nuk është për prishje. Një ditë të bukur na lajmërojnë që pallati na ka dalë DS4, mirëpo DS4 është për prishje. Ne nuk e dinim dhe nuk jemi njoftuar. Nuk jemi për prishje sepse pallati nuk është në ato kushte aq sa për t'u prishur", shprehet banorja.

Banorët thonë se pallati i tyre nuk dëme të mëdhadhe se ekspertët fillimisht e kanë vlerësuar të banueshëm.

"Shtëpiaështë shumë në rregull. Themelet i ka shumë në rregull. Erdhi Komisioni Qeveritarsë bashku me inxhinierin e Institutit Teknik të Ndërtimit dhe e panë. Strukturaështë në rregull dhe muret e jashtme nuk janë të krisura"

"Si qenka për t'u shembur kur themelet i ka. Ka rënë vetëm 'Fino', asgjë tjetër", shprehen banorët

Madje banorët mendojnë se ky ndryshim i statusit tëpallatit ka ndodhur me qëllim për të shfrytëzuar hapësirën që ndodhet para tij,ku mund të ngrihet një tjetër godinë.

"Përse vjen shkatërrimi i këtyre pallateve?! U duhet leverdia e kësaj toke? Nuk e marrin dot sepse ne jemi banorë të vjetër dhe këtë lulishte që kemi, këtë 'mushkëri të vogël' që kemi kërkojnë të na e heqin mirëpo ato s'kanë për të na e marrë", shprehet banori.