Dy herë testim drejt Greqisë, radhët e emigrantëve transferohen në anën greke të Kakavijës

Pas kaosit dhe dramës disaditore në anën shqiptare, radhët dhe orët e pritjes së emigrantëve në Kakavijëkanë kaluar në tokën greke.

Shqiptarët me dokumente qëudhëtojnë drejt Greqisë vec testit PCR negativ që duhet të paraqesin, autoritetetshëndetësore greke kanë rinisur tu marrin sërish tampon për koronavirus.

Për pasojë kjo ka shkaktuarradhë makinash në anën tjetër të kufirit.

Mësohet se kjo ndodhvetëm në Kakavijë dhe jo në Pikë Kufitare të Kapshticës.

Të pyetur ngaautoritetet tona kufitare stafi mjekesor grek për rikthimin e tamponëve, stafimjekësor grek justifikohet se keto janë urdhërat nga lart.

Sqarimi zyrtarmungon, por duket se analiza në Shqipëri nuk është i mjaftueshëm përautoritetet greke që kanë rikthyer procedurën që ndiqej para hyrjes në fuqi tërregullave të reja të lëvizjes.

Prej 17 gushtit përtë kaluar kufirin drejt Greqisë është bërë i detyrueshëm testi anti- Covid i 72orëve të fundit ndërsa është kufizuar numri i udhëtarëve.

Nga Kakavija kalojnë750 persona dhe vetëm 30 nga Kapshtica.

Para hyrjes në fuqitë këtyre rregullave, mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar për disa ditë në kufinë një dramë njerëzore në përmasat e një krize humanitare.