Shkodër, mësimi mes pandemisë

Rreth 180 fëmijë nga klasa e parë në të pestën që patënprobleme me ndjekjen e mësimit online, janë kthyer në klasa në Shkodër për orëplotësuese.

Duket se ky është një test paraprak i 14 shtatorit, ditëskur shënon nisjen e vitit të ri shkollor 2020 – 2021, që për shkak tëkoronavirusit pritet të jetë krejt ndryshe dhe me disa skenarë.

Drejtoresha e shkollës "Salo Halili", SonilaDrini, shprehet që mësimi në shkolla do të zhvillohet në varësi të situatës.

Sonila Drini: "Tëbëjmë planet tona të mundshme për realizimin e mësimit me turne, orareve dhe nësedo të zhvillohet i përzier, fizikisht apo edhe online. Megjithëse këto janëgjëra që mund të ndryshojnë edhe në varësi të situatave"

Për këtë institucionet arsimore kanë nisur të marrin masatsipas protokollit.

"Një rregulloretë brendshme, e cila do të zbatohet me përpikmëri dhe gjimnazi do të punojë meskenarin e parë, atë të ndarjes së shkollës në dy turne", shprehetAlbana Bushati, drejtoresha e gjimnazit “28 Nëntori”

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, BledianaOsja tregon se pjesa më e madhe e shkollave do të zhvillojnë mësimin me 1 turn,disa me 2 turne dhe vetëm 3 shkolla parashikohen ta zhvillojnë mësimin me 3turne.

Blediana Osja:"Faktikisht, 63 shkolla do ta zhvillojnë mësimin me një turn, kjo edhe përshkak se  shumica kanë numër të vogëlnxënësish. Një numër prej 22 shkollash do të zhvillojnë mësimin me dy turne.Kemi edhe shkolla që do ta zhvillojnë mësimin me tre turne, të cilatpretendohet të jenë shkollat Ismail Qemali, Branko Kadia dhe Oso Kuka, për shkaktë numrit të madh të nxënësve. Ka shkolla, të cilat kanë probleme edhe me ujinapo me energjinë elektike"

Megjithatë ka zëra kundër që e shohin nisjen e vitit të rishkollor të dështuar ende pa nisur.

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Arjan Peraj e sheh me rrezikpër nxënësit e mësuesit rikthimin në këto kushte në shkolla.

"Ka shkolla qënuk kanë ujë. Është problematike ruajtja dhe menaxhimi i nxënësve nëpër klasagjatë proçesit mësimor. Është problematik udhëtimi i mësuesve në shkolla",shprehet Peraj.

Ende në Bashkinë Shkodër janë disa shkolla, kryesisht nënjësitë administrative që kanë probleme me mungesën e ujit dhe energjisëelektrike, si dhe mungojnë sanitaret.