Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet 37-vjeçari në Maliq

Një 37-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancësnë fshatin Vashtmi të Maliqit.

Shtetasi E.A dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndajnënës së tij, L.A, 56 vjeçe.

‘’Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases L. A., 56 vjeçe’’, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit GjyqësorKorçë për veprën penale "Dhuna në familje".