Bullgari: Protesta kundër kryeminsitrit Borisov, mbi 100 të arrestuar

Policia dhe protestuesit bullgarë kanë kaluar një tjetër ditë më përpleshje në rrugët e kryeqytetit. Manifestimet antiqeveritare kundër kryeministrit bullgar vijojnë përditë për më shumë se 50 ditë.

Protestat gati dymujore kundër qeverisë bullgare përshkallëzuantë mërkurën me më shumë se 100 arrestime dhe përplasje të forta me forcat erendit.

Demonstrata që zgjati 14 orë pa ndërprerje ishteplanifikuar të mbahej paqësisht.

Por protestuesit në një moment nisën të hedhin vezë,shishe, gurë dhe lëndë plasëse artizanale kundër oficerëve dhe automjeteve tëpolicisë.

Mijëra pjesëmarrësit u kundërsulmuan me gazin lotsjellësdhe autobotet e rreshtuara para godinës së parlamentit, me lëndime të lehtatrupore të raportuara nga të dyja palët.

Protesta e së mërkurës ishte pjesë e fushatës qytetarepër dorëheqjen e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov dhe kryeprokurorit IvanGeshev, të akuzuar për lidhje me oligarkët.

61-vjeçari Borisov qëndron në pushtet prej më shumë senjë dekade dhe ka pranuar të largohet me kusht që parlamenti të miratojëndryshimet kushtetuese për pavarësi më të lartë të gjyqësorit dhe për uljen enumrit të deputetëve.

Protestuesit por edhe presidenti i vendit që ështërreshtuar me ta thonë se propozimi vetëm sa i fiton kohë kryeqeveritarit për tëmbajtur pushtetin deri në zgjedhjet e reja të marsit 2021.

Orët e mbrëmjes shtuan agresivitetin si tëprotestuesve, edhe të forcave speciale të rendit.

Policë të veshur me skafandra u hodhën në sulm për tëzhbllokuar akset rrugore dhe kampin me tenda të ngritur në kryeqytet.

Tubuesit nuk treguan rezistencë, ndërsa Komitetibullgar i Helsinkit kërkoi të hetohet shoqërimi në masë i qytetarëve që iubashkuan manifestimeve.