Pandemia nuk ndali lejet e ndërtimit, më shumë ndërtime në Tiranë

Puna në sektorin e ndërtimit ne vend nuk ështëfrenuar as nga përhapja e koronavirusit. Pavarësisht gjendjes së vështirë kundodhej vendi në muajt prill, maj dhe qershor, bashkitë kanë miratuar një numërtë konsiderueshëm për leje ndërtimi.

INSTAT raporton se përgjatë tremujorit të dytë kurishte dhe piku i pandemisë janë dhënë 322 mijë e 294 metra katrorë sipërfaqepër ndërtim me një rënie të lehtë krahasuar me tremujorin e parë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se kryeqyteti zë mëshumë se 80% të këtij totali, ku janë dhënë 264 mijë e 387 metra katrorësipërfaqe për godina të reja.

Pavarësisht se përgjatë muajve prill dhe maj kishtepothuajse një pezullim total të aktiviteteve, bashkitë kanë miratuar 209 lejendërtimi me një rritje prej 14% krahasuar me tremujorin e parë.

Referuar të dhënave të INSTAT rezulton se kjo kaardhur nga rritja e numrit të lejeve të dhëna nga bashkia e Durrësit,Elbasanit, Beratit, Fierit, Shkodrës, Lezhës dhe Dibrës.

Nga ana tjetër kryeqyteti ka shënuar një rënie tënumrit të lejeve krahasuar me tremujorin e parë ndërsa e vetmja që s'ka dhënëasnjë leje ndërtimi është bashkia e Kukësit.

Ndonëse lejet kanë shënuar rritje krahasuar me tremuajt e parë të vitit ato janë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të njëviti më parë.

INSTAT evidenton se të dhënat për qarkun e Tiranësjanë përditësuar dhe rezulton numri i lejeve të ndërtimit përgjatë vitit 2019të jetë më i lartë nga sa është raportuar më parë.

Në tremujorin e dytë vlera e përafërt e lejeve tëndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 14,8 miliardëlekë nga 18.1 miliardë lekë që ishte në të njëtën periudhë të një viti më parë.