Përshkallëzohen tensionet për territore në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë

Tensionet për pretendime territoriale nëMesdheun Lindor mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të përshkallëzohen në mungesëtë alternativave konkrete diplomatike.

Pas kërkimeve për gaz natyror dhe naftë në ujëratnë perëndim të Qipros muajin e kaluar, Turqia njoftoi të martën për operacionetë reja afër territoreve të tjera greke.

Athina njoftoi se anija eksploruese turke,"Oruç Reis", duke nisur nga e mërkura deri më 12 shtator do zgjerojëhapësirën e veprimit mes ishujve të Kastelorizosë dhe Rodit.

Eksplorimi për hidrokarbure në këta ishujkonsiderohet nga pala greke i kundërligjshëm pasi shkel në një zonë ekskluzivetë dakordësuar mes Greqisë dhe Egjiptit në muajin gusht.

"Turqiambetet një faktor trazirash dhe destabiliteti në rajon. Ajo shpërfill thirrjetpër dialog dhe i përshkallëzoi provokimet. Por Greqia nuk shantazhohet, ndajftojmë Turqinë të distancohet nga iluzionet e veta të përditshme," reagoi Ministria e Jashtme greke.

Zyrtarë turq kanë pretenduar së fundmi seishulli i Kastelorizosë me sipërfaqe pak më shumë se 9 km katrorë i takonrealisht Turqisë pasi ndodhet 2 km larg bregdetit të saj dhe 600 km nga tokagreke.

Pak ditë më parë, në territorin ishullorzbarkuan trupat greke me armë dhe pajisje ushtarake.

Athina e shpjegoi lëvizjen si ndërrim rutinë tërojave në zonë, ndërkohë që kryediplomati turk, Mehmet Çavusholu, të martën ekomentoi atë si provokim militarist.

"Nësearmatosja e tejkalon kufirin, atëherë Greqia do të jetë ajo që do të dalë ehumbur. Me mbështetjen e pakushtëzuar të Bashkimit Evropian, Greqia po ndërmerrhapa provokues. Ne nuk i  hymë në hakaskujt, por as nuk lejojmë askënd që të na hajë hakun.”

Pala greke dhe ajo turke kanë ftuar njëra-tjetrënta zgjidhin krizën mes tyre përmes tryezave të përbashkëta.

Bashkimi Europian ka sqaruar se në këtëkonflikt mban krahun e Athinës dhe se do parashtrojë sanksione ndaj Ankarasë nësekjo e fundit nuk tërhiqet nga pretendimet në Mesdheun Lindor.