PD nis fazën e dytë të filtrimit të kandidatëve, 300 emra do konsultohen në bazë

Nga rreth 1 mijë emra që janë aktulisht, Partia Demokraike do të dërgojë për konsultim në bazë vetëm rreth 300 emra. Në selinë blu, ka nisur faza e dytë e filtrimit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie, e cila do të zgjasë deri në 15 shtator.

PartiaDemoaktike ka nisur fazën e dyte të filtirimit të kandidtave për deputet dhekryetarë bashkie, ku në fund të procesit nga rreth 1 mijë emra që jan aktualisht,bazës pritet t’i kalojnë vfetëm 300. Kandidatët, në fazën e dytë do të vlerësohen krysisht mbi formularët evetedeklarimit që kan plotësuar, ndërsa shumë prej tyre mund edhe tëintervistohen nga komsioni.

‘’Kriteret kryesore që do merren nga përmbushja e formularit, të gjithë pikave që përmban por edhe informacione që anëtarët e komisionit e shohin të nevojshme për të pyetur qoftë vetë kandidaturat, apo strukturat e PD.''

Në selineblu, vazhdon dorëzimi i formularëve të vetëdeklraimit, ndërsa komsioni ka nisurpunën  me ato dosje që tashmë janë gati.

‘’Do shikojmë listat të anëtarëve që vijnë nga qarqet.''

Anëtarja ekomsionit Enriketa Papa, tha se kushdo që deklaron publikisht se nuk do të jetëpjesë e procesit, e këtu ju referua Jozefina Topallit, do të përjashtohen ngavlerësimi.

‘’Jo vetëm zonja Topalli por të gjithë ata persona që kanë deklaruar se nuk duan të jenë pjesë e listave të ardhshme, s’kanëpër të qenë pjesë e shqyrtimit.''

Faza e dytëe filtrimit të kandidatëve përfundon në 15 shtator,ndërsa emrat do tëkonsultohen në bazë deri në 31 tetor.