Nisja e mësimit, PD: Qeveria asnjë masë për rindërtimin e shkollave

Në të gjithëvendin 4500 nxënës të klasave të para deri te e pesta që nuk kanë pasur aksespër mesimin online janë ulur sot në bankat e shkollës.

Për dy javëpranë tyre janë angazhuar 2600 mësues në 600 klasa. Pas kësaj në datën 14shtator në të gjithë shkollat e vendit do të startojë mësimi, mbështetur nëprogramin e miratuar

Përkundrejtkësaj, opozita ka deklaruar se nuk është marrë asnjë mas për rindërtimin eshkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Në lezhë, LinditaMetalia solli në vëmendje situatën në shkollën ‘’Gjergj Kastrioti’’.

‘’Sot ndodhem pranë shkollës 9-vjeçare ‘’Gjergj Kastrioti’’, e cila ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit. Është miratuar për shembje, shkolla është akoma në këmbë. Jo vetëm që nuk është shembur, por nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit.’’

NdërsaÇlirim Gjata në Thumanë, akuzoi se u fshehën gjurmët e shkeljeve në fondin 700milionë lekësh për rikonstruksionin e shkollës, që u shemb nga tërmeti

‘’Në kohën që në Thumanë nuk kishin dale akoma nga rrënojat, nuk ishin varrosur viktimat e tërmetit, gjente kohën kryetari i bashkisë për të zhdukur gjurmët e shkollës që kishte inaguruar, dy ditë para tërmetit.’’

Prejlëkundjeve të forta të 26 nëntorit janë dëmtuar mbi 100 shkolla.