Fier: 5 ditë ''luftë'' me flakët, izolohen vatrat e zjarreve

Pas 5 ditëve luftë me flakët, është arritur izolimi i vatrave të zjarrit në qarkun e Fierit. Por rreziku i riaktivizimit mbetet present, ndaj vijon operacioni për shuarjen e plotë.

Prej pesëditësh, masivi me pisha në Drenies të Patosit vijon të digjet.

Ndërhyrjetnga ajri e nga toka vetëm kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit, por paarritur t’i shuajnë plotësisht dy prej tyre.

Terreni ivështirë pamundëson ndërhyrjen me mjete, ndaj zjarrfikësit po veprojnë me mjeteshpine, ndërsa forcat e tjera të përfshira në aksion me mjete rrethanore.

‘’Zjarri vazhdon prej 5 ditësh, tereni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve vzjarrëfikse. I gjithë perimetri i jashtëm është ende jo aktiv.’’

Në mesditë uraportua vetëm një vatër zjarri ende aktive, ku u përqëndrua puna për ta fikurplotësisht, për shkak të rrezikut të riaktivizimit.

Në luftën meflakët janë angazhuar 133 persona, 4 mjete zjarrfikese, dy autobote dhe 8 mjetetransporti.

‘’Na detyron që ta kemi në kontroll të vazhdueshëm. Aktualisht po punohet në shuarjen e vatrave të vogla.’’

Dyshimetjanë se zjarret që përllogaritet se kanë djegur rreth 100 hektarë pyje në disazona të qarkut të Fierit janë të qëllimshme, por policia ende nuk ka arritur tëidentifikojë autorë të dyshuar për atë që me të drejtë u cilësua si barbarindaj mushkërive të gjelbra të natyrës!