Video/ Aksident i trefishtë në Golem, humb jetën një grua
Një aksidentautomobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor tek Rrethi iGolemit në drejtim të Malit të Robit.
Në aksident janë përfshirë 3 mjete ku për pasojë u plagosën drejtuesja e njërit prej mjeteve dhe pasagjerja, por fatkeqësisht, njëra prej tyre ndërroijetë.
Më herët, policia njoftoi se të dyja ishin plagosur dhe ndodheshin në spital.
‘’Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve’’, informon polcia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
