Kina po i rikthehet normalitetit, Wuhan hap shkollat
Kina duket se po i rikthehet normalitetit, pasi qytetikinez i Wuhanit, më i godituri nga pandemia ka vendosur të rihapë të gjithashkollat dhe kopshtet duke nisur nga kjo javë.
Autoritetet lokale bëjne të ditur se rreth 2.842 institucionearsimore në Wuhan do të hapin dyert për 1.4 milion nxënës.
Pas vendimit për hapjen e institucioneve arsimore, përveçmasave specifike të përcaktuara, ndaj stafit janë bërë edhe një sërë trajnimeshpër t'u përgatitur për çdo skenar të mundshëm në rast shpërthimi të virusit.
Gjithashtu, që nga e marta autoritetet kanë bërë thirrjepër kufizimin e tubimeve të panevojshme në institucionet arsimore të qytetit,si dhe paraqitjen e raporteve ditore tek autoritetet shëndetësore.
Në qytetin ku besohet të ketë zanafillën virusi Covid-19,numri i vdekjeve ka arritur në 3.869 persona dhe përbën më shumë se 80% tëshifrës totale të viktimave në Kinë.
Wuhan i është kthyer tashme normalitetit që nga muajiprill duke mos raportuar asnjë rast të ri me koronavirus që prej datës 18 maj.