Protestuesit bllokojnë rrugët e Berlinit, kundër masave anti-covid

Në Berlin është duke u organizuar një protestë kundër kufizimeve të vendosura për parandalimin e Covid-19. Sipas organizatorëve parashikohet që rreth 22.000 njerëz të jenë në rrugët e Berlinit për të marshuar.

Disa javë më parë një marshim i ngjashëm tërhoqi aktivistë,anti vaksinues, të gjithë ata qytetarë që janë kundër vaksinimit dhe shtrëngimittë masave anti covid.

Autoritetet e Berlinit e kishin ndaluar zhvillimin e kësajngjarje, nga frika se pjesëmmarësit nuk do të ishin në gjendje të mbanin njëdistancë të sigurt nga njëri-tjetri.

Mirëpo një gjykatës doli në krah të organizatorëve, duke thënëse nuk kishte asnjë indikacion që demostruesit do të injoronin udhëzimet edistancimit social.

Rreth 3.000 policië janë duke u vendosur në pikat e caktuaradhe do të jenë të gatshëm të ndërhyjnë nëse protestuesit shkelin rregullat.

Si në të gjitha vendet e Europës edhe Gjermania po përballetme një shtim të rasteve të së infektuarëve.