Ratifikohet pakti detar Greqi - Egjipt, me gjithë kundërshtinë e Turqisë
Greqia ka ratifikuar marrëveshjen përpërcaktimin e kufijve detarë me Egjiptin, me gjithë kundërshtinë e Turqisë.
Marrëveshja Athinë-Kajro, e arritur nëfillimin e gushtit, i lejon dy vendet të shfrytëzojnë rezervat e naftës dhegazit në një zonë ekonomike ekskluzive.
Sipas Ankarasë kjo nuk është e mundur pasizona e demarkuar nga Greqia dhe Turqia mbivendoset në shelfin kontintental turknë bazë të një pakti të firmosur me Libinë nëntorin e kaluar, dhe për më tepër,Turqia pretendon se Athina nuk kufizohet me Kajron në det.
Një tjetër pakt për zona ekskluzive u firmosnë muajin qershor mes Greqisë dhe Italisë.
"Marrëveshjete Greqisë me Italinë dhe Egjiptin janë dypalëshe, pra të vlefshme për tëgjithë. Ato janë shembulli brilant i pajtimit transnacional, në bazë të Ligjittë Detit, dhe janë provë se me diplomaci sistematike kapërcehen pengesat më tëpakalueshme në përfitim të njëri-tjetrit."
Kryeministri grek, Qirjakos Micotaqis, uparaqiti të premten ligjvënësve edhe planet për të zgjerimin e ujërave të vetterritorialë nga 6 në 12 milje nga bregdeti i Jonit.
Kjo zgjidhje është pranuar nga Italia dhe dokonsultohet së shpejti edhe me Shqipërinë, ndërkohë që Turqia ka paralajmëruarse një lëvizje e ngjashme në brigjet lindore të Mesdheut do ishte epapranueshme dhe shkak konkret për luftë.
Kryeministri Micotaqis tha se është i gatshëmtë ulet në tryezë më homologët në Ankara.
"Historikisht,grekët kanë qenë të parët që kanë zgjatur degën e ullirit. Ne akoma jemitë hapur të pajtohemi me Turqinë për të vetmen çështje pezull që kemi, përdemarkacionin e zonave detare në Egje dhe në Mesdheun Lindor, por me një kusht:të ndalin menjëherë provokimet."
Dy aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia,vijojnë përplasjet për të drejtat territoriale në Mesdheun Lindor, një zonë epasur me gaz natyror.
Tensionet janë përshkallëzuar këtë muaj kurAnkaraja dërgoi anijen e vet eksploruese të studiojë terrenin për hidrokarbure,ndërsa të enjten njoftoi se nga java e ardhshme do të zhvillojë manovraluftarake afër Qipros, për të treguar gatishmërinë në rast konflikti meAthinën.
Vendet e Bashkimit Europian i kanë kritikuarmanovrat dhe pozitat politike të Turqisë për detin.