Dibër, goditet grupi i trafikantëve, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona janëarrestuar nga policia e Dibrës për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotikenë qytetain e Bulqizës.

Pas disa muajsh hetime,policia finalizoi operacionin e koduar "Porosia" për goditjen eveprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si pasojë u vunë nëpranga shtetasit me iniciale R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F.M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç,  dhe E. Xh.,15 vjeç,  të gjithë banues në Bulqizë.

Gjatë kontrolleve tëforcave blu iu gjetën disa doza kanabis sativa gati për shitje të cilat usekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Pas disa muajsh hetime të kryera ngaSektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVPDibër  nën drejtimin e Prokurorisë Dibër,bazuar në provat e siguruara , u organizua dhe finalizua operacioni policor ikoduar "Porosia", si rezultat i të cilit  u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. A.,20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç,  dhe E. Xh., 15 vjeç,  të gjithë banues në Bulqizë" - njofton policia.

DVP Dibër nëbashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerëtë  përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduralei kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

(Foto ilustruese)