I shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, në pranga një 30-vjeçar në Gjirokastër

Një 30-vjeçar ishpallur në kërkim u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.

Shtetasi me inicialeA.B., banues në Lazarat, Gjirokastër ishte në kërkim për veprën penale "Prodhimdhe shitje e lëndëve narkotike".

"Shërbimet eKomisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionitpër Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve tësiguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.B., 30 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër" - njofton policia.

Ndalimi i këtijshtetasi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën esigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitjee lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ngakontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të PolicisëGjirokastër konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialetproceduriale në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.