Dhuratë për ditëlindje, Saranda i ngre bust Behgjet Pacollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2020, 09:33
Saranda ka ngritur njëbust të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli me rastin e ditëlindjes së tij.
Ishte vetë Pacolli icili publikoi një foto në profilin e tij në Facebook të bustit.
Postimi në Facebook:
"Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t'i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!"