Vatra 4 ditë aktive, qindra hektarë të djegura në pyllin e Drenies Patos, rrezikohen shtëpitë
Prej 4 ditësh zjarri i rënë në fshatin Drenie të Fierit nukndalet.
Hektarë të tëra me pisha janë shkrumbuar, dhe pavarësisht ndërhyrjessë zjarrëfikësve situata vazhdon të mbetet jashtë kontrollit.
Madje në rrezik janë dhe efektivët e angazhuar në shuarjen eflakëve.
"Ështëdita e katërt që zjarri është në zhvillim. Forcat e Bashkisë Patos kanë prejditësh që po punojnë për shuarjen e flakëve. Situata është e vështirë pasi sapombyllet një vatër, hapet një vatër tjetër. Gjithashtu terreni i thepisur e ka bërëmë të vështirë ndërhyrjen."
Zjarrimësohet se ka nisur në pyllin e Roskovecit. Pavarësishtse helikopteri ka hedhur ujë nga ajri vënia nën kontroll e vatrave është e vështirë.
"Ndërhyrjame helikopter është shumë e rëndësishme pasi në fshatin Drenie rrezikohen dheshtëpitë."
Dyshimet janë për zjarrëvënie të qëllimshme ndaj zyrtarët kërkojnëndalimin e autorëve, duke u shprehur se kjo është një masakër mjedisore.
Në fakt prej tre ditësh tre bashki kanë ngritur strukturat për të përballuar emergjencën, por tashmë mbi 100 hektarë janë djegur dhe ende gjithçka mbetet e paqartë.
Lexoni edhe: Vatra 3 ditë aktive, ndërhyn helikopteri për të shuar zjarrin në pyllin midis Roskovecit e Mallakastrës