Plotësimi i kuotës në Kapshticë, Policia Kufitare: Nuk ka më kalime, mos u nisni drejt kësaj pike

Pas situatës sëkrijuar në Kapshticë ku pala greke ka pezulluar punën në kufij, ka reaguarDrejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Ata njoftojnë se kuotaprej 300 kalimesh është plotësuar ndaj nuk do të lejohen më kalimet gjatë ditëssë sotme.

Ndërkohë PoliciaKufitare u bën thirrje qytetarëve që të mos nisen drejt kësaj pike për ditën esotme pasi kështu do të krijohet një ngërç i madh.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë tëinteresuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nukdo të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duantë udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim tëPKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Lexoni edhe: Kapshticë, plotësohet kuota prej 300 kalimesh, dogana pezullon punën