Rihapja e shkollave, Muka: Do ketë shtim të rasteve kryesisht në Tiranë, qeveria propagandë nga facebook-u
Më 14 shtator do të rinisëviti i ri shkollor me masa anti-covid, por për mjekun epidemiolog Taulant Muka,numri i rasteve do shtohet kryesisht në Tiranë, pasi ka numër të lartë tëinfektuarish.
Përmes një lidhje me Skype përRTV ORA, ai tha se qeveria nuk ka asnjë pan dhe se po bën propagandë ngaFacebok.
Taulant Muka: ‘’Ka shumë të rinj të cilët kanë mbaruar bachelor dhe master në shëndetin publik. Duhet të ishte një ekip. Janë mbi 300 veta që duhet të merreshin nga qeveria, dhe të ishin edhe atashuar në shkolla që të bëhej hetimi epidemiologjik. Nëse do ketë raste, mos të bllokohet e gjithë shkolla, por të bëhej gjurmimi i rasteve dhe të merreshin masat e duhura. Prandaj them se në situatën ku ndodhemi, kryesisht në Tiranë ku kemi numër të lartë të rastev ditore, sigurisht që numri i rasteve në shkolla do rritet. Qeveria ia lë rastësisë gjthçkaje, pa bërë asnjë plan e duke bërë lojë Facebooku. Pra, çdo gjë është për propagandë në Facebook. Nuk ka thirrur asnjë epidemiolog.’’
Sipas tij, shteti duhet tëishte investuesi kryesor në sigurimin e gjithëparametrave të higjienës.
Taulant Muka: ‘’Shteti duhet të ishte investuesi kryesor në sigurimin e gjithë parametrave të higjienës. Duhet të kishte stacione të larjes së duarve, të ndërtuara në shkolla. Duhet të kishte dezifektantë në pjesën më të madhe të shkollave. DUhe të kishte një sërë investimesh që duheshin ndërmarrë nga Ministria e Arsimit. Shikoj Ministren e Arsimit që nuk e kuptoj, bën pytetje përgjigje në Facebok, a thua se arsimi menazhihet perms facebook. Kjo është një situatë e patolerueshme, me pasoja që mund të vijnë me bone. Kjo është një situatë që mund të nddhë edhe më vonë.’’
Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.