Prrenjas: Grabitësit i dalin para afër banesës i marrin kambistit 1 mln lekë

Persona ende të paidentifikuar i kanë marrë një sasi tëkonsiderueshme parash një kambisti në Prrenjas.

Ngjarja është rregjistruar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 28 gushtit, në fshatin Katjel kur Besmir Shegani po kthehej në banesën e tij.  

Nga veprimet e para hetimore janë shoqëruar deri tani 8 persona në komisariatin e policisë Librazhd.

Gjatë natës policia ka kryer kontrolle për arrestimin e autorëve në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit kambisti Besmir Shegani ka pohuar në polici se i janë grabitur rreth 1 milionë lekë të reja.

Ai ka sqaruar se kanë qenë dy autorë të armatosur të cilët i kanë dalë para dhe i kanë marrë paratë