Shpëtoni vendin! Kryemadhi nga Jala: Vitin tjetër Shqipëria do të jetë e lirë dhe në duart e të rinjve dhe të rejave
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, apeloi nga Jala tërinjtë të mendojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri pasi vetëm kështumund ta shpëtojmë vendin.
Kryemadhi: Jemi shumë tëpasur se kemi popullatën më të re që do të jetë një nga armët tona më tëfuqishme dhe pasuritë më të mëdha si popull. Bekimin kaq të madh që Zoti ja kadhënë Shqpërisë me të reja do të doja ti bashkangjitemi të gjithë sepse vetëm kështumund të shpëtojmë vendin tonë për të mos u larguar mjekët nga Shqipëria, inxhinierët,mësuesit, ekonomistët, të rinjtë dhe të rejat sepse kjo është humbja dhe varfëriamë e madhe që mund ti ndodhë këtij vendit.
Kryemadhi shtoi se partitë politike duhet të mendojnë përtej8 vjeçarit të pushtetit.
Kryemadhi: Duhet tëmendojmë për shekuj për të mbjellur besimin dhe forcën te ju dhe ju pastaj te fëmijët tuasepse vj etëm kështu ne mund tambajmë në këmbë vendin tonë dhe shtetin tonë. Jemi një vend i vogël dhe populli varfër. Do të jemi të lumtur po ta duam vendin, po të punojmë pa hile.
Deklaratat Kryemadhi i bëri në mbyllje të kampit veror tëLRI në Jalë, pjesë e të cilit ishin 160 gjimnazistë të shkollave të mesme nëkryeqytet.
E teksa jemi në situatë pandemie, Kryemadhi siguroi se po ikthen në shtëpitë e tyre negativë për virusin.
Kryemadhi: Janë 160 anëtarëtë kampit të cilët janë testuar për Covid 19 dhe janë të gjithë negativë. Ështënjë fitore shumë e madhe për LSI, sa ka qenë numri i telefonave që keni bërëdje me shokët tuaj që u kanë premtuar votën për LSI, por jo vetëm votën porangazhimin e tyre.Sot partitë politike kanë nevojë për besimin, shoqërimin miqësinëe të rinjve dhe të rejave. Ta zhvillojmë këtë miqësi me të rinjtë dhe të reja.Ti mësojmë të duan vendin, Shqipëria është shtëpia jonë dhe unë nuk di ndonjërinqë ta rrënojë shtëpinë e tij, vetëm budallai e rrënon shtëpinë e tij. Por ne nukdo ta lëmë Shqipërinë të rrënohet, do të marrim përgjegjësitë për të ecur përparadhe për ti çuar gjërat drejta asaj që aspirojmë, integrimin europian. Ne kemiarritur që në këtë situatë të vështirë ti mbijetojmë një tensioni.
Duke ju kërkuar ndjesë gjimnazistëve në rrethe, Kryemadhipremtoi se vitin e ardhshëm kampi veror do të jetë shumë i madh pasi Shqipëriasipas saj do të jetë e lirë.
Kryemadhi: Për shkak të pandemisëishim vetëm me një pjesë të përfaqësuesve të gjimnazeve të Tiranës. Por të jenitë bindur se vitin tjetër do ta bëjmë kampin më të madh se kudo tjetër përshkak se Shqipëria do të jetë e lirë dhe do të jetë në duart e të rinjve dherejave, e djemve dhe vajzave më të mirë që ka Shqipëria. Misioni i LSI nuk ështëqë të fitojë pushtet, misioni i LSI është tu japë të rinjve drejtimin për tadrejtuar Shqipërinë drejt BE.