Kosovë, deputeti i LDK infektohet me Covid-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi është infektuar me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Rudi ka bërë të ditur se problemet shëndetësore i janë shfaqur gjatës ditës së djeshme.

Nga Covid-19, më herët ishin prekur edhe disa deputetë të LDK-së, si dhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.