Takimi i Uashingtonit, Bytyçi: Vuçiç ka të gjithë fuqinë të lëshojë Kosovën, konflikti për Trepçen dhe Ujmanin
Më 4 shtator liderët eKosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington, një takim i shumëpritur dhe mepritshmëri të larta.
Para këtij takimi, ekspertëte të dy palëve do të takohen më datën 27 gusht në Bruksel.
Analisti dhe njohësi i çështjeve të rajonit, Enver Bytyçi, vlerëson se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është drejt fundit sa i takon edhe angazhimit diplomatik ndërkombëtar.
I ftuar në Ora News, ai thotë se mes SHBA dhe BE ka njërivalitet për të marrë lidershipin e këtij procesi, por shton se Amerika ka përparësinë këtë dialog.
"SHBA ka një roltë pazëvendësueshëm në rajon por në veçanti në Kosovë. Por edhe BE ështëdonatori më i madh në Serbi, Kosovë dhe gjithë rajonin. Dallimi midis këtyre dykryeqendrave të mëdha të vendimmarrjes botërore ka të bëjë me faktin se BE nuk ështënjë shtet federativ unik si SHBA, por një bashkësi shtetesh që nuk janë tëobliguara të respektojnë vendimet e përgjithshme. 5 vende të BE nuk njohinKosovën. Nuk kemi të njëjtin status dhe pozicion kushtetues siç kanë BE apo SHBA,dhe kjo është përparësi në favor të SHBA".
Edhe pse informacioni rreth asaj që do të diskutohet nëUashington është i rezervuar, flitet se korniza kryesore e tyre janë marrëveshjetekonomike.
Për Bytyçin në këtë aspekt basti i madh është kush zotëronTrepçën dhe Ujmanin.
"Në SHBA,diplomatët dhe ekspertët flasin për marrëveshje të rëndësishme emonomike,ndoshta brenda tyre do të jetë dhe Trepça dhe Ujmani, qendra e gravitetit qëkrijojnë gjithë konfliktin rreth Kosovës. Kush zotëron Trepçen dhe Ujmanin zotëronKosovën, nëse këto i zotëron Serbia Kosova bëhet një shtet jofunksional dhepavarësia e Kosovës zhvleftësohet.Diskutimi dhe vendimmarrja do të jetëpolitike, nuk ka pengesa juridike. Por Vuçiç pretendon se do të diskutohen çështjeteknike, presioni i tij ndihet më shumë në Bruksel".
Në portale të ndryshme qarkullojnë edhe shifra të majmeparash por për Bytyçin këto janë thjesht konspiracion.
"Fatkeqësisht kanjë terr informativ. Nëse Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovësshkojnë në një takim në Uashington dhe në këtë takim në momentin e fundit do tëparaqitet edhe Trump do të thotë se në tavolinën e këtij dialogu ekziston njëprojekt, një marrëveshje dhe një program pune.Por askush nuk thotë çfarë ka kjomarrëveshje? Është thjesht ekonomike, thashethemet se do të ketë 7 mld dollarë përSerbinë dhe 10 mld dollarë për Kosovën janë të vërteta apo jo? Të gjitha çfarëthuhen në portale të ndryshme i konsideroj si çështje konspirative apo fantazitë personave të veçantë që ta çorientojnë diskutimin dhe opinioni të mos merretme thelbin e çështjes pse nuk ka transparencë në këtë dialog.
Sido që të shkojnë diskutimet, analisti vlerëson sePresidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në pozitën më të favorshme politike përta lëshuar njëherë e mirë Kosovën.
"Vuçiç e ka të gjithë pushtetin që të lëshojë Kosovën nëse do të ishte në vullnetin e tij politik. Për herë të parë pas Luftës së Kosovës në Serbi një koalicion fiton mbi 2/3 e votave që i lejon të bëjnë ndryshime kushtetuese, të heqin Kosovën nga preambula si pjesë e Serbisë dhe të njohin shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ekziston një shumicë relative që janë kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia por një % e madhe e tyre nuk janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën. Në anketime janë një % e papërfillshme. Vuçiç i ka të gjitha fuqitë ti thotë po një marrëveshje që rezulton me njohjen e Kosovës dhe stabilizimin e marrëdhënieve në gjithë rajonin, hapjen rrugë edhe të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Bosnje Hercegovinës".
Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti për online Besjana Kuçana