Vrasja e 91-vjeçarit në Vlorë, fqinjët: E lidhën dhe e vranë në tualet
Policia e Vlorës po vijon hetimet përsa i përket vrasjes së 91-vjeçarit Seri Petanaj ditën e djeshme në lagjen "4 Heronjtë". Pista kryesore mbetet grabitja teksa nuk është lënë anash dhe vrasja nga persona të afërt, banorë të zonës apo dhe persona të tjerë që mund ta njihnin.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi përvrasjen makabër të 91-vjeçarit Seri Petanaj në Vlorë i cili dyshohet se u vragjatë një grabitje.
Burime policore dhe fqinjët e të moshuarit thonë se aika pikasur autorët e dyshuar të cilët më pas e lidhën dhe e vranë me thikë.
Sende me vlerë të marra nga banesa ku jetonte i vetëmnë lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë kanë përforcuar dyshimet se 91 vjecari SeriPetanaj u vra nga personat që e grabitën.
Hetimet e policisë dhe dëshmitë e fqinjëve kanëzbuluar detaje të reja krimin makabër.
Burri i moshuar dyshohet se pikasi hajdutët të cilët edhunuan dhe e lidhën me karrike në banjo para se ta vrisnin me goditje thike nëqafë e trup, siç kanë mësuar fqinjët.
Banori: Mirë që e vodhën por përse e vret. Kishin marrë ca gjëra. E kishinmbyllur në banjo.
Dyshimet e policisë janë se autorët janë persona qëkishin dijeni se i moshuari jetonte i vetëm ndaj kanë tentuar ta grabisin.
Disa orë pas ngjarjes, policia shoqëroi 9 persona, porpas marrjes në pyetje ende nuk ka persona të arrestuar.
Fqinjët thonë se ata nuk kishin dijeni që ai të kishtekonflikte.
Banori: Jo, ai ka qenë njeri i mir dhe fliste me të gjithë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të paktën 48 orë parase të zbulohej të mërkurën pasi djali i 91-vjeçarit që banonte në Tiranëmësohet se ka lajmëruar policinë pasi nuk kishte arritur të kontaktonte nëtelefon për dy ditë.
Një prej të pyeturve është edhe djali i viktimës që bëri i pari denoncimin në polici.
Lexoni edhe: Djali nuk kontaktonte dot me të atin, policia e gjen të vrarë me thikë në banesë 91-vjeçarin