Refuzimi i Topallit, Murati: Aspak surprizë, është shkëputur prej vitesh nga PD. Kështu e ka politika

Partia Demokratike duket se po dështon tëafrojë pranë vetes figurat e vjetra të kësaj partie për ti dhënë frymëmmarrjetjetër demokratëve.

Jozefina Topalli, e vetmja ish-zyrtare e lartë e PD-së e përfshirënë listën me 3 600 kandidatë të propozuar nga strukturat për deputetdhe kryetar bashkie ka refuzuar të plotësojë formularin që lidhet me CV-në e saj, eksperiencën, miqtë e kolegët, si kusht për të vazhduarfazën e dytë të procesit për zgjedhjen e kandidatëve për deputet.

Përgazetarin, Erl Murati, qëndrimi i zonjës Topalli nuk është aspak surprizë pasiprej vitesh ajo është distancuar nga PD.

"Patjetërqë zonja Topalli është një personalitet politik me eksperiencë, patjetër që kaqenë pjesë e hIstorisë së PD. Por politika kështu e ka, ecën përpara. Ne e dimëse mjaft figura historike në të dyja partitë, PD-PS, janë larguar nga këtoparti, ose kanë krijuar parti të tjera, ose janë larguar nga politika, ose janëhedhur te kundërshtari. Nuk do ta veçoja si një rast që do të ndryshojëtrajektoren e rezultatit politik në zgjedhjet e ardhshme.

Sa i përket përfaqësimit politik çdo shije është e drejtë. Ndoshta një simpatizant, militant apo analist do të parapëlqente që PD të ruante shtyllën e saj, të rikthehet në kryesi dhe drejtim Topalli, Berisha dhe Ruli. Por ka edhe individë që kanë një këndvështrim tjetër, mendojnë që partitë kanë nevojë për rinovim si çdo gjë tjetër. Sigurisht energjia dhe rinovimi duhet të vinë paralelisht me eksperiencën. Por Topalli ka disa vite që është shkëputur nga PD dhe strukturat e saj prandaj për mua nuk është një zhvillim surprizë fakti që Topalli është distancuar dhe nuk synon të kandidojë në këtë parti".

LEXO EDHE: Topalli refuzon “kandidimin” në PD

Por nga pikëpamja e ekuilibrave të brendshëm,ai thotë për Rtv Ora se dalja kundër e një figure të vjetër politike meeksperiencë si zonja Topalli nuk i bën mirë PD dhe zotit Basha.

Megjithatë ai thotë se ka raste edhe siBlushi.

"Mukujtua zoti Blushi tani, një figurë përfaqësuese dhe drejtuese e PS. U larguanga PS dhe krijoi parti tjetër. Çfarë ndodhi? Edi Rama e mori mandatin e vetëmpa asnjë lider. Duhen dy vetë për tango, është një marrëdhënie jep dhe merr.Nukmundet që PD të detyrojë të gjithë të larguarit të vinë në këtë parti sepsendoshta ata me të drejtë nuk e gjejnë veten aty. Nëse Topalli mendon se PD udhëhiqetnë një formë autokratike, diktatoriale, ajo nuk mund të jetë aty se nuk e gjenveten. Nëse do të krijojë parti më vete apo do rrijë jashtë politikës, ështëzgjedhja e saj".

Por ka edhe raste si ai i Astrit Patozit.

"Patozi u largua nga PD dhe krijoi parti të tij, sot përfaqësohet me deputetë në parlament. Besoj se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare".

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana